Sot hapi i radhës drejt anëtarësimit në KiE, Kosova optimiste për votimin në Asamblenë Parlamentare - NACIONALE

Sot hapi i radhës drejt anëtarësimit në KiE, Kosova optimiste për votimin në Asamblenë Parlamentare

1 javë më parë

nga NACIONALE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot do të shqyrtojë raporton e raportueses Dora Bakojanis, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Miratimi i këtij raporti, i cili kërkon dy të treta e votave, do të shënonte hapin e dytë të rëndësishme të Kosovës drejta anëtarësimit në KiE.

Përfaqësuesi e Kosovës janë shprehur optimist se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë hap për ta dërguar me pas raporton në Komitetin e Ministrave të KiE-së, që do të shënonte hapin final në këtë proces.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, beson në suksesin e Kosovës në këtë fazë.

Nesër Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës do të votojë për anëtarësimin e Kosovës dhe njëkohësisht do t’i japë rekomandim Këshillit Ministror i cili datën më të hershme për t’u mbledhur dhe për të diskutuar për Kosovën nëse dëshiron që ta ketë në agjendë do të jetë më 16 maj. Pra nesër është hapi gjigant drejt anëtarësimit por nuk është hapi final, sepse hapi final kërkon edhe votën e ministrave të jashtëm”, ka deklaruar ajo për RTK-në.

Edhe deputetët e partive opozitare që janë pjesë e delegacionit të Kosovës janë shprehur optimist për votimin.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është një ditë historike për Kosovën.

E bindur që e drejta e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të bëhet realitet! Kosova që 20 vite ka dëshmuar përkushtim në ndërtimin e vlerave thelbësore të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e barabartë të njerëzve! Sot dhe nesër janë ditë historike për të ardhmen tonë evropiane!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ndërdsa, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar për procedurat e këtij votimi.

Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke tregua hapat e mëtutjeshëm. “Asambleja Parlamentare i ka 46 shtete anëtare me gjithësej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që na kanë njohur, ndërsa 14 që nuk na kanë njohur. Në qoftë se votimi është i sukseshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024”, ka shkruar Tahiri.

Ky raport fazën e parë e ka kaluar me sukses më 27 mars në Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

M 31 vota “për”, 3 “kundër” dhe 1 “abstenim”, anëtaret e këtij komiteti kanë miratuar raportin e Dora Bakjanisë për Kosovën.

Edhe në këtë fazë të procesit, Serbia ka paralajmëruar pengesa për Kosovën. Zyrtarët më të lartë serbë kanë bërë me dije se do të bëjnë çdo gjë që Kosova të mos anëtarësohet në Këshill të Evropës.

Lajme të ngjashme