Sot ditë zie në Kosovë për vdekjen e Ismail Kadaresë - NACIONALE

Sot ditë zie në Kosovë për vdekjen e Ismail Kadaresë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosova sot do të mbahet ditë zie për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur 3 korrikun ditë zie shtetërore.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.”

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.” – thuhet në njoftim.

Kadare ka ndërruar jetë të hënën ndërsa sot pritet të bëhet varrim i tij.

Lajme të ngjashme