Sot afati i fundit i tërheqjes së subjekteve politike nga gara e zgjedhjeve të 28 dhjetorit - NACIONALE

Sot afati i fundit i tërheqjes së subjekteve politike nga gara e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme (6 dhjetor) subjektet politike e kanë afatin e fundit që të tërhiqen nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pavarësisht faktit se janë certifikuar nga KQZ.

Ky afat është miratuar nga KQZ në fillim të organizimit të procesit zgjedhor.

Tërheqja e subjekteve politike të certifikuara nga procesi zgjedhor parashihet në nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Subjekti politik i certifikuar mund të tërhiqet nga procesi zgjedhor duke i dorëzuar KQZ-së një njoftim me shkrim me të cilin shpreh qartazi qëllimin për tërheqje jo më vonë se dy (2) ditë të punës para datës së caktuar për hedhje të shortit për zgjedhje, të përcaktuar sipas nenit 25 paragrafi 1 të këtij ligji”, thuhet në këtë nen.

Ndërkohë, KQZ ka vendosur datën 8 dhjetor për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Gjatë ditës së sotme përfundon edhe një afat tjera që ka të bëj me procesin zgjedhore.

Sot është afati i fundit për regjistrimin e diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka mbetur vetëm edhe 1 ditë për votuesit nga jashtë që të regjistrohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se deri më tani kanë aplikuar për regjistrim 63 mijë e 997 nga diaspora.

Adresa për aplikim online është https://diaspora.kqz-ks.org/sq..., ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

Për detaje rreth regjistrimit, mërgata mund të njoftohet përmes postës: https://kqz-ks.org/regjistrimi...

Nga hapja e këtij procesi, liderët e partive politike dhe zyrtarët e shumtë partiak e kanë ftuar diasporës që të regjistrohet dhe të bëhet pjesë e procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Pavarësisht thirrjeve të institucioneve dhe politikanëve të të gjitha partive, diaspora nuk ka treguar interesim aq të madh për të aplikuar për regjistrim.

Lajme të ngjashme