Sorensen pas takimit me Bislimin dhe Petkoviqin: Disktutuam përgatitjet për një takim të nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për zhvillimet pas takimit të fundit në Bruksel me përfaqësuesit kryesorë të dy vendeve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Sipas Sorensenit, takimi trepalësh ishte i gjatë dhe u përqendrua në avancimin e normalizimit të marrëdhënievepërgatitjet dhe për një raund të ri të dialogut në nivel të lartë.
"Organizova një takim të gjatë me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë të Dialogut, për obligimet e pritshme të zbatimit dhe çështjet aktuale. U dakorduam të vazhdojmë diskutimin së shpejti", tha ai.