Sondazhi i IRI-së: Kosovarët kërkojnë ndryshim të situatës ekonomike dhe lidership të ri - NACIONALE

Sondazhi i IRI-së: Kosovarët kërkojnë ndryshim të situatës ekonomike dhe lidership të ri

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Sipas sondazhit rajonal për Ballkanin Perëndimor të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), realizuar gjatë maj–qershor 2025, qytetarët e Kosovës pasqyrojnë pakënaqësi serioze me performancën e Qeverisë Kurti dhe drejtimin politik të vendit. Në krye të mesazhit qytetar rezulton qartë kërkesa për ndryshim dhe lidership të ri.

Sipas sondazhit rajonal të IRI-së (maj–qershor 2025), në pyetjen “Çka i duhet më së shumti vendit në këtë kohë?”, 56% e të anketuarve zgjodhën ndryshim.

Çfarë ndryshimi kërkohet më shumë?

Shumica e qytetarëve të Kosovës mendojnë se vendi ka nevojë për ndryshim – konkretisht ndryshim ekonomik dhe ndërrim të lidershipit, të cilat dominojnë renditjen me 82 për qind marrë së bashku.

Mes të anketuarve që pajtohen se Kosova ka nevojë për ndryshim:

  • 44%: Ndryshim i situatës ekonomike dhe përmirësim i drejtësisë sociale
  • 38%: Ndërrim i drejtuesve kryesorë politikë dhe partive në pushtet
  • 9%: Ndryshim i standardeve kulturore/praktikave (përfshirë median dhe arsimin; ulje të dhunës)
  • 9%: Ndryshim i standardeve administrative (menaxhim profesional në institucione; ulje e korrupsionit)
  • 1%: Nuk e di/Refuzoi

Vlerësimi i punës së Qeverisë

Vlerësimi i performancës qeveritare është i ndarë dhe i prirur kah negativiteti:

· 38% e vlerësojnë “disi të mirë”
· 22% “disi të keqe”
· 25% “shumë të keqe”
· 12% “shumë të mirë”
· 2% pa përgjigje

Lidershipi politik: i vjetër apo i ri?

Në lidhje me pyetjen nëse politikanët aktualë janë drejtuesit e duhur për të ardhmen:

  • Plotë 50% besojnë se nevojitet një lloj i ri lideri;
  • 44% mendojnë se politikanët aktualë janë të përshtatshëm;
  • 7%: Nuk e dinë / refuzuan.

Kërkesa e lartë për ndryshim merr kuptim në perceptimin se vendi po shkon në drejtim të gabuar, për të cilin të anketuarit ndajnë mendimin me shumicë.

Sipas sondazhit, i kryer me një kampion prej 1,164 të rriturish në Kosovë, të zhvilluar mes 13 majit dhe 25 qershorit 2025, Kostoja e jetesës / çmimet e larta janë problemi më i madh me të cilin përballet vendi sot.

1. Kostoja e jetesës / çmimet e larta – 45%

2. Papunësia – 19%

3. Korrupsioni – 6%

Ndonëse vetëm 6% e të anketurave e përmendin si “problemin kryesor”, korrupsioni mbetet një prej sfidave më të mëdha të vendit, duke u renditur në vendin e tretë për top sfidat më të cilat ballafaqohet Kosova.

Lajme të ngjashme