Sondazhi: 50% thonë se do të dilnin në rrugë për të protestuar kundër Kurtit pas ndëshkimeve të BE-së - NACIONALE

Sondazhi: 50% thonë se do të dilnin në rrugë për të protestuar kundër Kurtit pas ndëshkimeve të BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thellimi i tensioneve me aleatët më të mëdhenj ka sjellë një situatë të paqartë për Kosovën. BE-ja, në përpjekje për të nxitur veprimet për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, ka marrë disa masa sanksionuese ndaj vendit. Për të vlerësuar ndikimin e këtyre zhvillimeve, Gazeta Nacionale krijoi një sondazh në Facebook me pyetjen: "Ndëshkimet ndaj Kosovës: A do të protestonit në rrugë kundër Kurtit?".

Pas më shumë se 2 mijë përgjigjeve, rezultatet kanë treguar një peizazh të ndarë politik në vazhdën e ngjarjeve të fundit që karakterizuan Kosovën.

Nga të gjithë pjesëmarrësit në sondazh, 50 për qind e tyre shprehen të gatshëm të dalin në rrugë për të protestuar kundër politikës së kryeministrit Albin Kurti.

Në anën tjetër, një përqindje e konsiderueshme e pjesëmarrësve, rreth 48 për qind, janë deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në protesta, duke shprehur kështu mbështetjen e tyre ndaj politikave të qeverisë Kurti.

969 persona, ose rreth 48 për qind e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjen me “Jo”, ndërsa një numër i vogël prej 24 persona nuk e dinin ende se çfarë do të bënin në këtë situatë.

Sondazhi:

Lajme të ngjashme