Sokol Havolli: Njëqind eurot e Kurtit në fundvit përfunduan te “mafia e energjetikës” - NACIONALE

Sokol Havolli: Njëqind eurot e Kurtit në fundvit përfunduan te “mafia e energjetikës”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sokol Havolli, kandidat për deputet i LDK-së, ka mbajtur një takim me simpatizantë të LDK-së, ku ka theksuar se duhet fokusim në të ardhmen, por edhe analizim të asaj që ka realizuar aktualisht Qeveria Kurti.

Havolli ka kritikuar Qeverinë Kurti.

“Nuk do të merremi shumë me të kaluarën duhet të fokusohemi nga e ardhmja se çka ka realizuar kjo Qeveri dhe për dështimet e njëpasnjëshme janë dëshmitar qytetarët dhe kjo është arsyeja pse Qeveria në ikje e eviton çdo lloj debati politik përfshirë edhe në periudhën e zgjedhjeve sepse e kanë vështirë të rrinë edhe në studio televizive. Jeta e qytetarit për gjatë katër viteve është keqësuar” – ka vlerësuar Havolli.

Tutje, Havolli ka përmendur edhe 100 eurot e ndara nga Qeveria Kurti, duke theksuar se sheh një tentativë për të ndihmuar “mafinë e energjetikës”.

Ka pasur infuzion të 100 eurove në fund të vitit dhe të gjitha këto kanë përfunduar në faturat e rrymës të cilat janë të qëllimshme për të përfunduar në mafinë e energjetikës përfshirë edhe Martin Berishaj”, tha ai.

Situata përveç që është e rëndë për qytetarin është edhe emergjente të ndryshohet se presioni që Qeveria e bënë ndaj bizneseve është presion i llojit të shantazhit dhe kështu nuk bëhet ndërtimi i shtetit. Është emergjente të ketë ndryshim politika dhe tek programi me politika ekonomike dhe të gjitha këto janë të përfshira në programin Rruga e Re” – u shpreh Havolli.

(Hapësirë speciale e sponzorizuar)

Lajme të ngjashme