“S'mujte me i ndalë masakrat”: Shkëlzen Gashi kritikohet ashpër për fjalët bizare ndaj UÇK-së
Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në “Pressing” të T7, është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të një pyetjeje të shtruar dje gjatë emisionit. Më saktë, Gashi e shtroi një pyetje, që duket më shumë një kritike e pamenduar mirë dhe jologjike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së pari, çfarë tha ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti.
Në përballjen me dy ish-ushtarë të UÇK-së, Fatmir Humolli dhe Blerim Latifi, Gashi ka shtruar një çështje, që i referohej si shqetësim.
“Unë e kam një shqetësim, që kam qef me ja bo një pyetje Fatmirit (v.j. Humollit)…Unë kam qef me bo një diskutim me ty” – e nis Gashi “analizën e tij”.
Në vazhdimin e fjalës së tij, Gashi është treguar krejtësisht nonshalant për historinë e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. Duke e dekontekstualizuar luftën e UÇK-së, Gashi ka shtruar një pyetje, e cila në këtë kontekst është një tendencë për të minuar qëndresen e ushtarëve të lirisë.
“Qysh ma shpjegon mue qeta, që prej krejt këtyre masakrave që ndodhën. Thonë pësoi humbje të mëdha. Nuk pësoi ajo humbje të mëdha (v.j. Serbia). T’i kreu tonë këto masakra, ti nuk ishe në gjendje me i mbrojtë civilët, ti nuk ishe në gjendje me i mbrojtë popullatën që po të ikë, ti nuk ishe në gjendje me i mbrojtë gratë që po të përdhunohen, po t’i shkatërron, po të poshtëron, qeta përgjigjmu mu. Qysh me ia bo, tanë këto masakra, më të cilat jam marr që sa vjet, që pesë vjet…Qysh u bo tanë këto masakra…Ti nuk mujte me nalë asnjanën prej tyre, e plot raste po t’i vjedh edhe trupat. Po t’i masakron ka 100 veta, po t’i përdhunon gratë, po t’i shkatërron shtëpitë, njerëzit dhe në fund po t’i merr edhe trupat” – tha ai.
Për këto fjalë, Gashi është duke u kritikuar ashpër në opinionin publik. Lirim Mehmetaj, analist, ka pasur fjalë të ashpra kritike ndaj Gashit.
“Qyre çfarë marifeti.
Ky që ka ike më krejt kabile në kohën e luftës është ka i kërkon llogari këtij që ka luftu.
Krejt ato që po i përmend ti o balosh, kanë ndodhë për faktin se nuk është përkrah lufta as 1%. Ti e ke pas moshën në kohë lufte po ke ikë” – ka shkruar Mehmetaj.
Ndërsa ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, e ka quajtur “qenef” Gashin.
“Qenef
UÇK nuk ka qenë NATO po djem dhe vajza me pak armatim dhe municion, kanë luftu dhe vdekur për lirinë e Kosovës!
Sepse 90% burrave dhe djemve te aftë për luftë kanë vendos me ikë në kule dhe dimia e mos me luftu, duke shpresu qe kanë me pshtu.
Jo veç qe kanë ikë, por kanë qenë pengesë për masovizim të UÇK-së dhe e kanë sha dhe vazhdojnë me sha UÇK-në qe 26 vjet!” – ka shkruar Sefaj në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa analisti Fitim Salihu ka pasur një shkrim interesant dhe shumë të shkurtër, ndonëse nuk e përmendi me emër Gashin.
“Mjafton me ua shpupurish paradite hojet e BIA-s dhe ne mbramje thumbojne ne zgjua mbi UÇK-ne. Mos i vet se t'kallzojne vete” – ka shkruar Salihu.
Në lidhje me këtë deklarim, ka shkruar edhe Ilir Mirena, që e ndan të njëjtën studio televizive me Gashin, ndonëse Mirena nuk e përmendi kolegun e tij me emër.
“Sa shume e udbashi ka marr zemer! Mo as s'po mshefen.
I kish pas marr n'qafe UÇK'ja qe i ndajti prej Serbise. S'ja falin kurre kete UÇK'se, po as Millosheviqit qe s'diti m'u nxjerr e mos me leshu Kosoven...” – ka shkruar Mirena.