Smajljaj flet mbi arsyetimin e VV-së për linçimin ndaj mediave: S’ka asnjë media objektive në botë
Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajljaj ka thënë se pushteti fushatën linçuese ndaj mediave, po e justifikon me “mungesë të objektivitetit”.
Megjithatë, sipas tij, nuk ka asnjë media në botë që është objektive, dhe se nëse kjo përmendet si arsye, duhen linçuar gjithë mediat.
“Nëse mungesa e objektivitetit i bën mediat të punojnë për Serbi, atëherë krejt mediat punokan për Serbi.” – ka thënë ai tutje.
Sipas Smajljajt, “presioni, linçimi, e futja nën kontroll e mediave nga pushteti (pushtetet) i bën mediat edhe më pak objektive”.
Në fund, ai ka shtuar:
“Mos mendoni se rritet objektiviteti i mediave përmes linçimit nga pushteti”.
Postimi i plotë: