Sllaxhana me fjalë të mira për Faruk Mujkën: Ata vetëm mund ta xhelozojnë, ai është i kulturuar
Ish-nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Sllaxhana Pantoviq, i ka kushtuar disa fjalë të mira Faruk Mujkës, që ishte arrestuar para disa ditësh nën dyshimet për korrupsion dhe të cilit i ishin gjetur rreth 60 mijë euro në banesë.
Pantoviqi që kishte pasur takim me kryeministrin Albin Kurti disa ditë më parë, ishte shprehur se Mujka për aq sa e njihte që nuk ishte aspak i korruptuar, e që ishte njeri i edukuar, i kulturuar dhe i ndershëm.
“Ata vetëm mund ta xhelozojnë atë, sepse çdo gjë që e arriti e arriti përmes dijes dhe punës.” – tha znj. Pantoviq.
Ajo i dëshiroi Mujkës “të gjithë lumturinë e botës”.
Kujtojmë se znj. Pantoviq megjithëse e kishte kritikuar Mimoza Kusarin për përgjimet, kishte pasur fjalë të mira edhe për Albin Kurtin por edhe për të dyshuarin për krime të ndryshme Millan Radojiçiq.