"Skandaloze dhe ofendim i rëndë, Sveçla dëshiron revoltë në mes të njësive speciale": Qalaj flet për protestën e NJSO-së - NACIONALE

"Skandaloze dhe ofendim i rëndë, Sveçla dëshiron revoltë në mes të njësive speciale": Qalaj flet për protestën e NJSO-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Protestës së paparamenduar më parë në vend – kur njësitet speciale më elitare policore u detyruan të dalin para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të kërkojnë diçka themelore dhe që u takon me ligj, shtesat e rrezikshmërisë – Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, iu përgjigj me një JO! të përkthyer përmes fjalëve të tjera. E këto fjalë i përmblodhi me një manipulim shifrash – teknikë kjo tashmë e mirëetabluar e pushtetit – se këta protestues “paguhen mbi 2 mijë 200 euro në muaj".

Kjo “JO” e Sveçlës erdhi e ngarkuar me ngjyrim vlerore që në brendësi të kundërpërgjigjes lexohet edhe fyerje ndaj kërkesave dhe motivete të njësive më elitare speciale.

Por, çka s’tregon Sveçla, është se ata paguhen diku 550 euro në rast se nuk posedojnë gradë më të lartë, ndërsa te shifra prej 2 mijë e 200 euro ata mund të arrijnë vetëm duke punuar natë e ditë, pa pushim, nga shtatë ditë në javë – me orar të stërgjatur, apo më mirë të themi pa orar fare – vetëm punë.

Përveç asaj, ai lëshohet edhe në fjali të llojit se do të vazhdohet puna “me të gjithë ata që pavarësisht sfidave kanë vullnetin”; duke lënë të hapur kuptim edhe përjashtues.

Ish-Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, (tash deputet i PDK-së) në një përgjigje për Nacionalen tha se deklarimi i Sveçlës ishte veç një gjë: “Skandaloz”.

Është e papranueshme që Ministri Sveçla të lëshojë komunikatë të tillë ku i ofendon rëndë pjesëtarët e njësitit të parë intervenues se gjoja ata kanë marrë pagë 2 mijë e 200 euro”, na tha zoti Qalaj.

Ata kanë punuar kanë bërë shumë orë shtesë dhe thjesht ua kanë takuar”.

Deklarata është mëse skandaloze. Meqenëse edhe Ministri Sveçla edhe Kryeministri Kurti, i cili po ashtu deklaroi para ditësh që njësiti special intervenues kanë marrë rroga të barabarta me rrogën e Presidentesë. Deklarat këto që janë skandaloze. Policët e njësive speciale, të njësisë së parë intervenuese dhe të NJSO-së kanë punuar me orar të zgjatur; natë e ditë pa pushim duke qëndruar 24 orë në vende me rrezikshmëri ekstra të lartë; duke rrezikuar jetën; duke mos pasur kujdes as për shëndetin e tyre; duke ia përkushtuar të tërë energjinë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, shpjegon ai.

Është normale që ata kanë punuar shumë me orar të zgjatur dhe orë shtesë dhe u janë paguar. Por, ato as nuk ua kanë falë as nuk ua kanë dhënë peshqesh Qeveria e Kosovës e as Xhelal Sveçla; ato u kanë takuar shtesë për shkak të orarir të zgjatur me kushte shumë të vështira e ku e kanë rrezikuar edhe jetën e tyre”, shton ai.

Ndërkaq në lidhje me deklaratën se do të vazhdohet “me të gjithë ata që përkundër sfidave kanë vullnetin”, Qalaj ka gjithashtu një vështrim të tij se çka mund të qëndrojë prapa një deklarimi të tillë.

Po, nga informata që unë i kam zoti Sveçla është duke bërë përpjekje që të shtin njëfarë revolte në mes njësive, meqenëse ka disa eprorë të lartë të njësive speciale që janë duke u shoqëruar shumë me zotin Sveçla”, na thotë ai.

Dhe ndoshta ata janë ata që qëndrojnë prapa një deklarate të tillë të zotit Sveçla. E kam fjalën për udhëheqësit e NJSO-së. Prandaj, duhet të jenë kujdesshëm sepse Policia e Kosovës është një. Duhet të trajtohet të gjitha njësitë me kujdes”, na tegon më tej ai.

Për Qalajn, propozimi i kohëve të fundit bërë nga Qeveria e Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë – të cilat ua kanë ndalur policëve që nga janari i këtij viti – është “krejtësisht i papranueshëm”.

Sepse shtesaz e rrezikshmërisë, përkatësisht kategorizimi i tyre, “duhet të jetë konform rrezikut që kanë njësitet”.

Nëse s’kanë mundësi t’i shtojnë shtesat për rrezikshmëri nga aspekti financiar, së paku duhet t’u paguhen ashtu siç kanë qenë para Ligjit për Paga. Qysh ka qenë para shkurt të këtij viti”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme