Skandal: Analisti shqiptar krahason Thaçin dhe ish-gjeneralët e UÇK-së me Ratko Mlladiqin dhe Millan Radojçiqin - NACIONALE

Skandal: Analisti shqiptar krahason Thaçin dhe ish-gjeneralët e UÇK-së me Ratko Mlladiqin dhe Millan Radojçiqin

2 javë më parë

nga NACIONALE

Analisti shqiptar, Shpend Gashi, gjatë një deklarate në emisionin e Arian Çanit, ka bërë një deklaratë skandaloze duke krahasar ish-gjeneralët e UÇK-së me kriminel lufte si Ratko Mlladiqi dhe udhëheqësin e grupit të agresionit të 24 shtatorit në Kosovë, Millan Radojçiq.

"Absolutisht more, se edhe shqiptarët e Kosovës ata gjeneralët që e bënë Kosovën çorapë, nuk kanë qenë më të mirë se sa [Ratko] Mlladiqi e [Millan] Radojçiqi e të gjjithë me radhë, a po kupton? Kriminelë lufte kanë qenë edhe ata. Pa çka se duhet të kesh frikë t’i përmendësh se duhet mbajtur kombi. Nuk mbahet kombi duke stukur kriminelët. Kanë vrarë edhe serbë të pafajshëm, absolutisht po raporti ka qenë ku e ku", tha ai.

Kujtojmë se në fund të vitit 2017, Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë e ka dënuar ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, me burgim të përjetshëm, pasi e shpalli fajtor për akuzat për krime të luftës kundër njerëzimit, përfshirë gjenocidin, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.

Millan Radojçiq është njeriu që ka organizuar dhe udhëhequr grupin që ka kryer agresionin në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, po përballen në Hagë me një gjykim, në Tribunalin ku nuk është mohuar bashkëpunimi me Serbinë.

Lajme të ngjashme