“S’kam banesë atje, do të doja të kisha”: Një banesë në Durrës bëhet arsye për debat në Kuvend - NACIONALE

“S’kam banesë atje, do të doja të kisha”: Një banesë në Durrës bëhet arsye për debat në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kuvendin e Kosovës sot është duke u diskutuar në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për një Komision Hetimor rreth subvencionimit të teksteve shkollore për vitin 2023-2024.

Në fjalën e tij, deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka lidhje me një prej kompanive ku janë blerë librat.

“Ky komison hetimor ka me zbardhë lidhjen e Nagavcit me kompaninë Albas. Ka deklaruar në vitin 2020 të ardhura nga shtëpia botuese Albas, i ka pasë do të ardhura.” – u shpreh fillimisht ai.

Tutje, Haxhiu ka përmendur edhe një banesë në Durrës:

“Në tetor të vitit 2021, kjo shtëpi ka përfituar nga ministria e Arsimit 1.2 milionë euro për tekstet e Luginës së Preshevës, edhe 221 mijë euro, nashta këtu TVSH-ja ka shku në banesën në Durrës”.

Pikërisht banesa në Durrës shkaktoi debate mes opozitës e pozitës. Në përgjigjen e saj, Arbërie Nagavci deklaroi se nuk ka banesë në këtë qytet të Shqipërisë.

“Ndërkaq, banesë në Durrës do të doja të kisha, po s’kam, ndoshta ju keni shumë po unë s’kam, ndoshta e blej edhe unë një ditë.” – tha ajo.

Konjufca kërkoi që kjo çështje mos të diskutohet në Kuvend:

“Me këto banesa të Durrësit mos e ngarkoni foltoren e Kuvendit, nëse keni fakte a dicka, si të kaperceni hapësirën e Kuvendit, atje nuk keni imunitet mi thanë mediave, pastaj janë gjykatat e këto”.

Ndërkohë, në prapavijë u dëgjuan zëra mes opozitës e pozitës:“ …kush ka banesa në Durrës?”.

Lajme të ngjashme