S’ka zullum politik ndaj Kosovës me Trump II – thotë Enver Hasani. Qe çka pret ai
Enver Hasani nuk pret që me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të rikthehet edhe ideja e ndryshimit të kufijve. As nuk pret që Trump ta ‘trashë zullumin politik ndaj Kosovës’. Çka pret ai?
Më 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan (dhe të zgjedhur tani), Donald Trump, ishte nënshkruar Marrëveshja e Uashingtonit.
Historiku i kësaj Marrëveshje, sot e atëherë, implikon edhe historinë e ‘zbritjes nga aeroplani’ të ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po udhëtonte për në Uashington për këtë marrëveshje.
Sa është e mundur që me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, Kosovës t’i kërkohet të kthehet në atë Marrëveshje?
Për profesorin Enver Hasani, shumë prej dispozitave të Marrëveshjes së Uashingtonit, tashmë veç janë zbatuar.
“Marrëveshja e Uashingtonit, me i marrë me këqyrë konceptualisht, për shembull aty është për Manastirin, e ka kry Qeveria. Të zhdukurit, kthimi, është e njëjta logjikë,
Hapja e kufijve, atëherë është thënë për Ballkanin e Hapur por është e njëjta.
Asociacioni, është pranu vitin e kaluar, në një formë që është autonomi”, thotë Hasani në Interaktiv të KTV-së.
Hasani thotë që beson se edhe Administrta Trump II, do të kërkojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Sipas tij, kjo do të ndodhë duke qenë që këto dy dokumente, tashmë janë future në të gjithë ‘mekanizmat e BE-së’.
“Problem me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit është se ato kanë hy në mekanizma të BE-së. Nuk mundet Trump tash me iu thënë 27 vendeve të BE-së hajde një marrëveshje tjetër”, thotë Hasani.
Lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë dhe ndikimit që mund ta ketë në Ballkan dhe në Kosovë, Hasani thotë si më poshtë:
“Nuk mund të ketë ndryshim radikal sepse Kosova dhe Ballkani janë çështje periferike në politikën e jashtme për Ballkanit.
Ndalja e luftës në Ukrainë, e humbë peshën specifike të Serbisë.
Ato nuk mund të përkthehen në zullum politik ndaj Kosovës. S’mund të jetë ajo sepse ideja është me pasë një Ballkan me politika zhvillimore.
Ai mund të jetë në çështjen e implementimit të ketë dinamikë pak ma të ashpër”.
Referuar një deklarate të profesorit amerikan Daniel Serëer, i cili nuk e përjashton kthimin e idesë për ndryshimin e kufijve, apo siç e quajnë shpesh ‘ndarjes’, Hasani mohon se mund të ndodhë kjo.
Unë nuk kam besu kurrë që ka qenë ide, ma shumë i besoj Boltonit, asnjë fjalë nuk e thotë për atë, kur e ka shpjegu ka thënë se ideja ka ardhë prej poshtë.
Nëse doni ta merrni historikisht shekullin 20-të, Ballkani nuk ka qenë kurrë shkaku imediat i një gjeopolitike të caktume.
Kanë qenë Fuqitë e Mëdha ato që kanë ndikuar Ballkanin e jo anasjelltas.
Nuk ka logjikë Trump ta fusë Evropën në telashe.
Po e zëmë Ukrainën, koncesionet që i bëhen Rusisë, me Evropën merren vesh.
Tash nuk ka logjikë, e ka rritë tash peshën e Serbisë në mënyrë enorme. 120 njerëz i kishin serbët në Amerikë, duke lobuar atje, ne 12-13 vetë.
Kur ndalet lufta në Ukrainë, fillojnë investimet. Nuk mund t’i rritet pasha specifike Serbisë. Koncesionet që i bëhen asnjë nuk mund të jetë pazari në raport me Kosovën dhe Ballkanin. Zero. Ajo zgjidhje atje nuk mund të jetë ndarje”, thotë ai.