“S’ka komunikim, zgjedhje të parakohshme”: Çka po kërkon PDK nga Kurti e Osmani? - NACIONALE

“S’ka komunikim, zgjedhje të parakohshme”: Çka po kërkon PDK nga Kurti e Osmani?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që pesë ditë, Kosova është nën masa nga ana e BE-së. Partia Demokratike sot ka mbajtur një takim për këtë situatë, teksa Vlora Çitaku para takimit theksoi se është obligim kombëtar të merren “vendime të guximshme, ndonëse jopopullore”. E pas takimit, në konferencë për media doli kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tregoi pak më shumë për vendimet e guximshe e jopopullore. Por PDK-ja miratoi një deklaratë me dhjetë pika. Çka tha Krasniqi e PDK-ja?

Në konferencën për media, z. Krasniqi tregoi se partia e tij nga sot ka shkëputur çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe president Vjosa Osmani. Megjithatë, Krasniqi sqaroi se mund të ketë komunikim për situate emergjente dhe për të diskutuar për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Kurti dhe presidenten përveç në situata emergjente, dhe për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme." - ka thënë ai.

Tutje, shefi i PDK-së vlerësoi se duhet të ketë zgjedhje të përkohshme, të cilat duhet të shpallën qoftë përmes dorëheqjes së Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit.

“Në një kohë sa më të shpejtë të shpallet data për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, qoftë përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit. Nga sot s’do të votojmë në asnjë forum, as ligje, as vendime, as rezoluta, as marrëveshje, sepse situata në Kosovë nuk është normale dhe ne s’mund ta simulojmë normalitetin.” - ka thënë Krasniqi në konferencën e sotme për media.

Në deklaratën e tij, Krasniqi deklaroi se Kosovës është vend i izoluar dhe i sanksionuar, andaj ndalja e Qeverisë Kurti, sipas tij, është qëllim fisnik.

“Kosova është shtet i izoluar e i sanksionuar ë për turpin e tyre na ka futur Kosovën në rang me Bjellorusinë, Rusinë, Moldavinë e Republikën Serbe…Sot është qëllim fisnik të ndalim sa më herët pushtetin autoritar të Kurtit.” – deklaroi ai.

Ndërsa në deklaratën dhjetë pikëshe, PDK-ja vlerësoroi se është e papranueshme sjellja e Kosovës në pozitën që t'i vendosen sanksione nga aleatët.

"Rrugëdalje e vetme nga kjo rrugë e shkatërrimit të çdo gjëje që është arritur në Kosovë në vitet e lirisë e të shtetësisë, është mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, dhe formimi i një qeverie të re që do të kthejë Kosovën në binarët e rrugës euro-atlantike. Vetëm duke rivendosur e forcuar aleancat ndërkombëtare e forcojmë edhe shtetin tonë." - shkruan në deklaratën dhjetë pikëshe të PDK-së.

Ndryshe, Ramush Harardinaj, kryetar i AAK-së, ka një kohë që e ka vendosur në qendër të debatit opozitar idenë një mocioni kundër Qeverisë Kurti. Në një shkrim të ditë së diele, Haradinaj vlerësoi se sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ShBA-së, tregon se Qeveria Kurti është në rrugë të gabuar.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.” – shkroi ai.

Madje, sipas ish-kryeministrit Haradinaj, mocioni kundër Kurtit është interes kombëtar.

“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!” – shkroi tutje Haradinaj.

Lajme të ngjashme