"S'ka këtu faj veç Serbia": Bislimi akuzon edhe BE-në për “dështim” të marrëveshjes - NACIONALE

"S'ka këtu faj veç Serbia": Bislimi akuzon edhe BE-në për “dështim” të marrëveshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jo veç Serbia e ka shkelur dhe dështuar Marrëveshjen Bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, por edhe vetë Bashkimi Evropian, tha Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, referuar “mos kryerjes së obligimeve” të marra pas Marrëveshjes së Ohrit për inicimin e procedurave për ingranim/përfshirje të Marrëveshjes Bazike në Kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në BE.

Fajtor për dështimin nuk është veç Serbia, pra ka edhe të tjerë”, tha Besnik Bislimi në një intervistë ATV. “Pala e tretë pas një viti nuk e ka kryer asnjë nga obligimet e veta”.

Kosova kërkon garanci juridike, tha ai, “përmes nënshkrimit...çka edhe BE e ka të qartë”, tha Bislimi, ndërsa tha se “një pjesë” të propozimit të Lajçakut për deponim të Marrëveshjes Bazike në OKB, “ama pas nënshkrimit”.

Kontrata është konstratë kur nënshkruajnë. Këtë e ka të qartë edhe BE. Neve na janë prezantuar disa ide fuqiziuese për formalizimin. Marrëveshja duhet të deponohet në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Edhe ne pajtohemi me njërin prej tyre, por në atë moment që nënshkruhet”, tha ai.

Serbia e mendon marrëveshje bazike është njëfarë marrëveshje për themelimin e Asociacionit”.

Ndonëse dinari është bërë edhe zyrtarisht çështje e negociatave të dimenzionit politik mes Kosovës dhe Serbisë, Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mendon që “assesi” nuk është kështu; madje duke i akuzuar mediat në rend të parë se po prioritizojnë “interpretimin e Petkoviqit”.

As nuk është diskutuar e as kontestuar rregullorja e BQK-së në takmin e së martes”, tha Besnik Bislimi, ndonëse e ka të shkruar edhe në komunikatën e ndërmjetësit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Facebook.

Në lidhje me propozimet, sipas Lajçakut “konkrete dhe realiste” që palët (Kosova dhe Serbia) pritet të dërgojnë nesër për dinarin, Bislimi tha se “dërgojmë ide” e jo propozime.

“Ajo çka dërgojmë nesër, nuk janë propozime për rregulloren, por janë ide se si transferet e Serbisë janë të mundshme brenda rregullores”, tha ai.

“Rregullorja ka krijuar një telashe për ato struktura që kanë ofruar mbështetje te komuniteti serb. Ne po mundohemi që afatshkurtët të gjejmë modalitet të bëhet e mundshme edhe më tej, por duke hapur mundësinë që të rregullohet në afat të gjatë”.

Pyetur rreth pohimit të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, se çështja e dinarit është kthyer në çështje “urgjence humanitare”, kryenegociatori tha se “është ide artificialisht e krijuar nga propaganda serbe”.

“Ideja është që mosvazhdimi i ndihmës financiare mund të shkaktojë katastrofë humanitare është krijuar artificialisht nga fuqia e propagandës serbe, për arsye se të gjithë personat që flasim janë pjesë e sistemit të Kosovës të pagesës”.

Edhe në qoftë se Serbia do të pushonte për një moment së dërguari mjetetet drejt tyre, ata prap do të kishin mjete që pamundëson kthimin në një problem humanitar”, shtoi ai.

Propozimet ne nuk i nxjerrin në tavolinë para mediave, por në tavolinë të bisedimeve në Bruksel. Ne e kemi të qartë se si duket kjo zgjidhje, ajo çka ka munguar është vullneti i Serbisë”, tha Besnik Bislimi.

Lajme të ngjashme