Situata në veri: Rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara
Situata në veri aktualisht është e qetë, ndonëse raportohet se serbët po vazhdojnë të jenë ende në barrikada.
Kështu raporton mediumi Kosovo Online, duke thënë se serbët në veri kanë kaluar natën në barrikada.
Siç raporton ky medium, një shpërthim i fortë është dëgjuar në veri të Mitrovicës rreth tre të mëngjesit.
Tutje thuhet se bazuar në informacionet e fundit, vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura, e ndonëse policia e Kosovës nuk e lejon kalimin as me vetura dhe as në këmbë.
Në anën tjetër, sipas raportimit të mediumit Kossev një numër i madh personash janë të pranishëm edhe sot në mëngjes në postbllokun në fshatin Rudare afër kryqit.
