Situata me presidentin, Lladrovci: Kur e drejton njërin gisht nga dikush, tre i ke nga vetja
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dalë me një postim rreth situatës politike me presidentin.
Ai ka thënë se në këto pakë orë, opozita ka pasur mundësi të propozojë kandidatin për president.
“Në këto pak orë, opozita ka mundësi ta ketë propozimin për presidente me 30 vota, krejt normal, kandidatja nuk do të kalonte. Megjithatë, kandidatja do të ishte oguri i mirë për opozitë ndryshe nga kjo e pesë viteve të shkuara. Opozita kur nuk e zgjedh sot këtë lëmsh, si mund të trajtojë nesër tema më serioze” – ka shkruar Lladrovci.
Tutje, ai ka thënë se jo të gjithë që marrin vota, “ia kanë anën politikës”.
“Jo të gjithë që marrin vota, ia kanë anën politikës. Kur e drejton njërin gisht nga dikush, mos harro, tre i ke nga vetja!!”.