Situata me Covidin: 232 raste aktive
Në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht në vend janë 232 raste aktive me COVID-19.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme nga 241 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjithsej 35 qytetarë.
Po ashtu gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 11 persona dhe janë shëruar 39 të tjerë.
