Sindikata publikon videon e kushteve të rënda të punëtorëve në KEK - NACIONALE

Sindikata publikon videon e kushteve të rënda të punëtorëve në KEK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar një video përmes së cilës tregon kushtet e rënda të punëtorëve.

Në videon e publikuar në Faceboo, thuhet se pnëtorët punojnë pa pajisje të punës, dhe mosha mesatare e tyre, ka arritur rreth 60 vjeç.

Shëndeti i tyre, sipas sindikatës, po rrezikohet, e madje ka edhe raste të vdekejes nga sëmundjet që “dyshojnë se i marrin në vendin e punës".

“Punëtorët e KEK-ut janë të rrezikuar nga sëmundjet profesionale por për rrezikshmëri nuk marrin asgjë si dëmtim i shëndetit, madje as pushimi vjetor nuk ju lejohet sipas ligjit të punës që për keto vende pune duhet ti kenë duke filluar nga 30 ditë pune pushim vjetor.” – thuhet tutje.

Siç thuhet tutje, vendi ku është realizuar video është në Përgatitjet Kimike të Ujit në Termocentralin Kosova B.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme