Sindikata e Punëtorëve Shnëndetësorë të QKUK-së nuk do ta dërgoj në Kushtetuese Ligin e Pagave
Sidnikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së përmes një komunikate për media ka bër të ditur se nuk do ta dërgoj në Kushtetuese Ligjin e Pagave, përmes Avokatit të Popullit, meqenëse në parim pajtohen me këtë ligj.
Megjithatë ata kanë disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës.
Ndër to që shtesa prej 60 eurove e cila është paraparë me pakon e Ringjalljes ekonomike të vazhdojë, si dhe miratimi i shujtes prej 60 euro për të punësuarin në sektorin e shëndetësisë, së bashku me stafin mbështetës, të miratohet.
Komunikata e plotë:
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë në plotëni kërkesat e FSSHK- së dhe se NUK do t'a dërgoj Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese.
Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale.
Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur.
Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës.
Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.
“Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”.
Me respekt
Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.