Sindikata e Policisë me kërkesa për Qeverinë: Shtesat e rrezikshmërisë të realizohen me pagën e muajit mars - NACIONALE

Sindikata e Policisë me kërkesa për Qeverinë: Shtesat e rrezikshmërisë të realizohen me pagën e muajit mars

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me pagat e zyrtarëve të saj.

Përmes një postimi në Facebook të kësaj sindikate, thuhet se ata kanë shprehur pakënaqësitë, e që më pas siç thonë ata, Këshilli Drejtues ka nxjerrur disa kërkesa.

Përgjithësisht kanë paraqitur 4 kërkesa.

Ata kanë kërkuar që shtesat e rrezikshmërisë të realizohen në pagën e muajit mars si dhe të kompensohen edhe shtesat e muajit shkurt.

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit mars dhe në asnjë rast të mos ketë zbritje gjatë kategorizimit nga ajo që ka qenë deri më tani, gjegjësisht para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave dhe në mënyrë retroaktive të kompensohet edhe shtesa e muajit shkurt”, thuhet në postimin e tyre.

Tutje, ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të realizohen shtesat për stafin civil, si dhe ta kategorizojnë këtë staf sipas listës së dërguar nga PK-ja.

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të realizoj shtesat për stafin civil në PK, ashtu siç i kanë realizuar deri më tani para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe gjithashtu të ketë shtesa për punë specifike dhe për kushte të veçanta të punës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që stafin civil ta kategorizojë sipas listës së dërguar nga Policia e Kosovës. Po ashtu, kërkesë e veçantë është që një përfaqësues i sindikatës të merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në komisionin për caktimin e rrezikshmërisë dhe shtesave të veçanta për kushtet specifike të punës”, thuhet në postimin e tyre.

Lajme të ngjashme