Simiq dhe Radojeviq takim me deputeten gjermane, flasin për serbët në Kosovë
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Milan Radojeviq, janë takuar sot me deputeten e Bundestagut, Zhaklin Nastiq.
Përmes një postimi në Instagram nga Simiq, është bërë e ditur se ata kanë diskutuar për “problemet e serbëve në Kosovë”, ndërsa është folur edhe për situatën politike dhe atë të sigurisë.
Kujtojmë se pak më herët “Lista Serbe” përmes një postimi në facebook i reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për qëndrimin e këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.
Përveç tjerash ata kanë thënë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.
“Vendimi i partisë sonë për mos pjesëmarrje në zgjedhje është pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale të ushtruar mbi popullin tonë nga regjimi i Albin Kurtit, duke i privuar serbët nga të gjitha të drejtat e njeriut në tokën e Evropës në vitin 21. shekullore, e mbi të gjitha mospërmbushja e kërkesave tona të qarta për të cilat lamë institucionet e Kosovës...”