Konjufca e nis fushatën me denoncim të "atyre të 20 vjetshit" - "Ata Kosovën copë-copë, ne cep më cep"
Me diskursin e kahershëm të Vetëvendosjes “ata të 20 vjetshit” e nisi fushatën zgjedhore të kësaj partie në Gjakovë, Glauk Konjufca, duke pretenduar se “ata...e bënë Kosovën copë më copë, ne cep më cep”.
“A e dinii dallimin VV me ata 20 vjet? Ata që kanë qeverisë për 20 vjet e kanë bë Kosovën, cop me cop, e ne e be,e Kosoven cep me cep.= Tash secili pyet pse ka pas rritje ekonomike Kosova, thjesht s’ka korrupsion”.
“Pse ka rritje të pensionev,e se nuk ka keqpërdorime. Pse ka shtesa per lehona? Se ka VV që do mia kthy paret popullit, e jo për vete.Ne kemi bërë më shumë për gratë e për punëtorët”, tha Konjufca.