Shtypi ndërkombëtar shkruan për fitoren e ‘nacionalistit’ dhe ‘polarizuesit’ Albin Kurti, përmendin raportet me ShBA-në - NACIONALE

Shtypi ndërkombëtar shkruan për fitoren e ‘nacionalistit’ dhe ‘polarizuesit’ Albin Kurti, përmendin raportet me ShBA-në

7 muaj më parë

nga NACIONALE

BBC ia përshkroi cilësinë e ‘polarizuesit’.

Faktin që kosovarët votuan “një figurë kaq polarizuese”, shkroi transmetuesi më i madh britanik BBC, tregon që ata kishin paragjykime “ndaj alternativës”.

Albin Kurti i Vetëvendosjes ripësëriti fitoren e para gati pesë vitesh duke marrë gjysmën elektoratit në favor të veten, elektorat ky i infuzionuar edhe me prani të madhe të votës së diasporës që vetojnë pasionantisht për figurën dhe tregimet kombëtare të tij.

Shtypi ndërkombëtar i ka kushtuar raportim të gjerë, kryesisht me vlerësimin se “nacionalisti i majë” Albin Kurti, korri fitore.

El Pais: “Nacionalisti Albin Kurti fiton zgjedhjet me margjinë të gjerë”.

The Guardian thotë se çështja e problemit të tij që e pret në këtë mandat do të jetë rikuperimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Madje “The Guardian” edhe qysh në ditën e zgjedhjeve iu referua një 71 vjeçari nga Prishtina, duke e cituar edhe në emër, se “të rinjtë as që duan të jetojnë më këtu” dhe citoi vendin si ekonomitë më të varfa në kontinet.

“Reuters” shkroi se “nacionalist” Albin Kurti fitoi zgjedhje duke i dhënë fund bllokadës politikew dhe se “kjo potencialisht do të përcaktojë agjendën e brendshme dhe ndërkombëtar për vite”.

BBC shkroi: “BE-ja më në fund ka rënë dakord të heqë masat ndëshkuese që vendosi në vitin 2023. Por do të presë që Kurti të ndjekë një qasje pragmatike ndaj dialogut të ngecur prej kohësh për normalizimin me Serbinë, në vend që të përmbahet në linjën e tij të zakonshme dogmatike. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij të ftohta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo mund të jetë një shpresë e kotë.

Fakti që votuesit e Kosovës e kanë mbështetur me forcë një figurë kaq polarizuese pasqyron pikëpamjen e tyre të paragjykuar për alternativat. Partitë e lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dominuan qeverinë në dekadën pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në vitin 2008 - por nuk arritën të përmbushnin premtimet e tyre për prosperitet”.

Kurti foli për AFP-në, pas fitores

[Presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq duhet së paku të pranojë njohjen ‘de facto’ të Kosovës. Kështu i tha Albin Kurtit “AFP”-së pas fitores së djeshme zgjedhore, siç e citoi “Eu Observer”.

Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Kurti citohet të ketë thënë se është “e vështirë” duke qenë mosnjohja e Serbisë dhe mospranimi i krimeve të luftës.

"Normalizimi i marrëdhënieve me një regjim autoritar fqinj që nuk të njeh, që gjithashtu nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës, është mjaft i vështirë", tha ai pas fitores.

Ai tha se Vuçiç duhet të bjerë dakord për "të paktën njohjen de facto" të Kosovës një ditë.

Kurti gjithashtu vendosi kushte për rifillimin e një dialogu të ndërmjetësuar nga BE me Serbinë dhe paralajmëroi se lidhjet e ngushta të Vuçiçit me Moskën përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Beogradi duhet të "dorëzojë Milan Radoiçiçin", një shtetas serb, për t'u përballur me gjyqin për orkestrimin e dyshuar të dhunës në Kosovë në vitin 2023, tha Kurti.

"BE, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion" mbi Serbinë për ekstradimin, parashikoi ai.

"Ka shumë lidhje" midis Serbisë dhe Rusisë, shtoi ai.

Lajme të ngjashme