Shtyhet vizita e delegacionit amerikan, konfirmohet edhe nga Presidenca - NACIONALE

Shtyhet vizita e delegacionit amerikan, konfirmohet edhe nga Presidenca

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se është shtyrë vizita e delegacionit amerikan që pritej të vinte edhe në Kosovë e që kryesohej nga Nënsekretari Derek Chollet.

Kjo është konfirmuar edhe nga Bekim Kupina, këshilltar për medie në Presidencën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

"Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit".

Vizitën e tij në Ballkan Chollet e kishte shtyrë edhe në fund të vitit të kaluar pasi ishte diagnostikuar me njërin tip të Covid-19.

Lajme të ngjashme