Shtrenjtimi i tretë i rrymës dhe hallet për inflacion të ri, Kurti me doemos do shpërqendrim: “Fituam në 22 komuna, jo 21” - NACIONALE

Shtrenjtimi i tretë i rrymës dhe hallet për inflacion të ri, Kurti me doemos do shpërqendrim: “Fituam në 22 komuna, jo 21”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Eurot ditë e më shumë po u bëhen centa qytetarëve të lënë në (pa)mëshirën e kërkesave të KEDS-it, të cilët, me miratim e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë – po ua trashin faturat e energjisë elektrike për të tretën herë me një pesëmbëdhjetë përqind më shtrenjtë: kjo për katër vite që kur vendi qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, anipse këta të fundit kanë marrë votë me zotim për uljen e çmimeve. Një shtrenjtim i ri i energjisë elektrike pashkëputshëm pritet të shoqërohet me një fryrje të re çmimesh në artikuj ushqimor dhe gjësende tjera konsumi – ku inflacioni duket veçse matanë horizontit.

Këto megjithatë nuk futetn në hartën mendore të shqetësimeve të kreut të Qeverisë së Kosovës, i cili preokupim del të ketë harta tjera: atë të komunave ku ka fituar e ku s’ka fituar Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare, për të cilën hartë kërkon të replikohet në zgjedhjet lokale që kanë kohë të vinë më tetor të këtij viti.

Harta e postimit të mëhershëm (pardje) nuk i përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kur shtohen ato, del që VETËVENDOSJE! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju falemnderit për përkrahjen.

Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit)”, shkroi Kurti.

Opinionisti Shenoll Muharremi shkroi ashpër në një reagim se Albin Kurti “ka futur kokën në dhe” kur puna është te hallet e qytetarëve: referuar drejtpërsëdrejti shtrenjtimit të tretë me radhë të rrymës që pritet të vjen së shpejti me pëlqimin e ZRrE-së.

Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj”, shkroi Muharremi.

Heshtja qeveritare që përkthehej në miratim pa bërë zë, u ndez në dritë të gjelbër për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në një shkrim të Ministrisë së Ekonomisë netë më parë.

“Në koordinim të plotë me qeverinë”, thotë Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës për pajtimin, tashmë edhe eksplicit, nga qeveria kosovare ndaj ZRrE-s. Për këtë zyrë – që mban autoritet Rregullatori – Bajrami nuk sheh organ të pavarur, por të qeverisë.

“Ato janë një, kur vjen puna te ngritja e çmimit [të rrymës]”, na tha Bajrami.

Hykmete Bajrami i njëjtëson Qeverinë dhe ZRrE-në kur fjala është te shtrenjtimi i rrymës.

Rikujton se në 2022’ën ajo zyrë kishte pranuar komentet e qeverisë por jo edhe të opozitës, në këtë rast, të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2022 grupi parlamentar i LDK-së pat dërgu komente në ZRRE dhe ka kërku që të mos rritet çmimi, duke propozuar një nga masat largimin e TVSH-së, por të vetmet propozime në atë kohë që janë pranu nga ZRRE kanë qënë ato të qeverisë e të cilat patën rezultuar me dyfishim ta tarifave, ku një pjesë u pagua përmes subvencionimit e pjesa tjetër drejtëpërdrejtë nga qytetarët dhe bizneset”.

Lajme të ngjashme