Shtrejtohet rryma në Kosovë, për serbët e veriut paguan miliona Qeveria e Kosovës
Rryma nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14% në Kosovë. Por, një gjë të tillë nuk do ta verejnë serbët në vëri të Kosovës, pasi ata nuk paguajnë asnjë cent për shpënzimin e energjisë elektrike.
Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje për energjinë elektrike të nënshruara në Bruksel, as marrëveshjen e vitit 2013, as të 2015-ës dhe as të vitit 2022. Ndërsa, Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro për sebet që jetojnë në veri.
Një qytetare serbe që jeton në veri të Mitrovicës thotë se nuk e paguan rrymën sepse nuk është e punësuar dhe se nuk ka më çfarë të paguaj.
“Kur të me punësojnë, e paguaj rrymën, kurrkush nuk ikën nga pagesa. Prej çka jetojmë ne, të papunë, askush prej familjes nuk punon, as unë as fëmijët e mi. Me çka ta paguajmë. Le të bëhet sa të dojë, si të tjerët edhe unë”, thotë ai.
Ndërsa, një qytetar tjetër serb, thotë se meqë askush nga serbët e veriut nuk e paguan, as ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk është në rregull, deri para dy viteve me kanë ardhur faturat, i kam të gjitha dokumentet, kurrkush s’ka paguar edhe unë e kam ndërprerë”, shton një tjetër.
Ndërsa, sipas analistëve nga veriu, tani për tani nuk ka gatishmëri që të paguhet rryma nga serbët e komunave veriore.
“E kanë kuptuar që rryma nuk është prej Zotit, që duhet me paguar tek ata të cilët shërben. Tash për tash duket se nuk ekziston atmosfera për atë, sepse jemi në një pozitë ku serbët janë duke dëgjuar vetëm këshilla nga Beogradi zyrtar”, thotë analisti politik serb, Branislav Kërstiq.
