“Shteti bektashi”, Blendi Fevziu shpjegon idenë: Shumë e papritur, njohja ndërkombëtare e kufizuar
Në një video, Blendi Fevziu, gazetar i njohur që udhëheq emisionin “Opinion”, ka folur rreth idesë të themelimit të një shteti bektashi në Shqipëri.
Fevziu ka shpjeguar se askush në rrethin e afërt të Ramës “nuk ka pasur dijeni për këtë ide”.
“Asnjëri prej personave që kam kontaktuar, në mënyrë absolute asnjëri, nuk ka pasur dijeni për këtë ide të kryeministrit Rama” – thotë Fevziu.
Tutje, Fevziu thotë se kjo ide duket të jetë shumë e papritur.
“Nuk është çudi që kjo të jetë një gjë që nuk është menduar kaq gjatë, por të jetë një ide, një vendim i marrë ditëve të fundit” – thotë Fevziu.
Në analizën e tij, Fevziu ka shpjeguar edhe problemet që do të mund të krijonte një ide e tillë.
“Pikëpyetja e parë është pse ndodh kjo? Shumë e vështirë ta thuash, absolutisht e vështirë ta thuash, sepse nëse flasim për ndikimin ndërkombëtar, kujt i intereson ngritja ose konstituimi i një shteti të ri brenda një shteti, ndërkohë që njohja ndërkombëtare e tij duket shumë e limituar. Pra asnjë vend nuk do të krijonte njohje ndërkombëtare për një minishtet brenda Shqipërisë, për arsyen e thjeshtë menjëherë do të fillonte modeli i krijimit të minishteteve apo shteteve të tjera që kërkojnë pavarësinë nga kapsulat mëmë apo nga guacat mëmë dhe kjo do të hapte në botë një ide ose një problematike, e cila ende nuk fashitur tamam” – thotë Fevziu.