Shtatorja e Rugovës në Prizren, Berisha i reagon Selmanajt: Aty është paraparë të vendoset ajo e Adem Jasharit - NACIONALE

Shtatorja e Rugovës në Prizren, Berisha i reagon Selmanajt: Aty është paraparë të vendoset ajo e Adem Jasharit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka thënë se me propozim të degës së LDK-së në Prizren shtatorja e Ibrahim Rugovës do të vendoset edhe në këtë qytet.

Berisha ka vlerësuar se video e shpërndarë nga deputeti i LDK-së është lojë propagadistike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se në vendin që po proklamohet vendosje e kësaj shtatore ka një vendim të mëhershme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili parasheh vendosjen e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.

Driton Selmani për ta arsyetuar votimin e kuvendarëve të LDK për bugjetin e vitit 2025, ka filluar ta shpërndaj një video lojë propagandistike për fushatën elektorale, lidhur me shtatoren e Ibrahim Rugovës, mirpo kuvendarët e tij nuk i kanë treguar (pasi ai nuk jeton në Prizren) për vendin ku po e reklamon këtë lojë, ka një vendim të mëhershëm të Kuvendit për shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Berisha.

Ai e ka kritikuar veprimin e LDK-së, duke thënë se po bëhen gomë rezerve e pushtetit.

Janë të mësuar nga 2007 që të janë goma rezervë e pushtetit, të tillë do të ju shkojë jeta. Ndërsa këta carrokët e VV si kopuka të papërmisushën, iq nuk ju vijet turp me folën për bugjetin e “interesave klienteliste” e mos me i treguar opinionit se 5 kuvendarët e vetë e kanë votuar këtë bugjet. MASHTRIMI S’KALON!”, ka shkruar Berisha.

Dje deputeti i LDK-së, Dirton Selmanaj, ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku kishte shkruar se në Kuvendin Komunal të Prizrenit është votuar që në këtë qytet të vendoset shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Shtatorja e presidentit Dr.Ibrahim Rugova, do të vendoset edhe në qytetin e Prizrenit. Me propozim të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, sot në Kuvendin Komunal të Prizrenit, u votua që në kryeqyetin shpirtërorë të shqiptarëve, të vendoset shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Shtatorja e Presidentit Rugova në “Sheshin e Lidhjes” do të formësojë arkitekturën historike dhe vlerave të mëdha kombëtare, që bartë qyteti i Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme