Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Kamenicë - NACIONALE

Shtatë persona të lënduar nga një aksident në Kamenicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksident mes dy veturave në Kmetoc të Kamenicës.

Policia bënë të ditur se aksidenti kishte ndodhur të shtunën në ora 01:30.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Luksemburgut. Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme