Shtatë persona shoqërohen në polici, dy në spital: Detaje për rrahjen në Aeroport - NACIONALE

Shtatë persona shoqërohen në polici, dy në spital: Detaje për rrahjen në Aeroport

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rrahje e tmerrshme ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtare “Adem Jashari” në Prishtinë, të dielën.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e rrahjes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Nacionale ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime dhe ndaj tyre është ofruar trajtim mjekësor.

Gjithashtu, për këtë rast, policia ka shoqëruar shtatë persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahej.

Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje.” – thuhet në përgjigjen e policisë.

Lajme të ngjashme