SHSKUK merr vendim: Drejtorit të Spitalit të Gjakovës i ndalohet 40 për qind e pagës për 6 muaj - NACIONALE

SHSKUK merr vendim: Drejtorit të Spitalit të Gjakovës i ndalohet 40 për qind e pagës për 6 muaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Disiplinor i SHSKUS-së ka shqiptuar masën e ndalimit të pagës prej 40 për qind për gjashtë muaj ndaj drejtorit të Spitalit të Gjakovës, Jeton Zarari.

Kjo masë ndaj tij është caktuar për shkak të shkeljeve disiplinore dhe mos kryerjen e detyrave sipas kontratës.

Kështu kanë konfrimuar për Nacionalen nga SHSKUK-ja.

Komisioni Disiplinor, pas shyrtimit te rastit ndaj dr.Jeton Zarari, drejtor i SP Gjakovë, ka shqiptuar masen disiplinore "ndalim i 40% te pages per periudhe 6 muaj" per shkak te shkeljeve disiplinore dhe mos kryerje e detyrave te punes sipas kntrates.” – kanë thënë nga SHSKUK-ja.

Kujtojmë se Nacionale kishte raportuar për ndërprerjne e operacioneve në Spitalin e Gjakovës nga drejtori Zarari.

Bile, ekipi i Nacionales ishte sulmuar nga roja i spitalit pasi kishte shkuar për të intervistuar drejtorin për këtë temë.

Duhet të kutjojmës së gjykata ka dënuar sulmuesin e ekipit të Nacionales.

Lajme të ngjashme