Shqyrtimi i planit vjetor për rezervat shtetërore, Kurti e mbyll për publikun mbledhjen e qeverisë - NACIONALE

Shqyrtimi i planit vjetor për rezervat shtetërore, Kurti e mbyll për publikun mbledhjen e qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit vjetor 2023 për Rezervat Shtetërore të Mallrave është vendosur nga kryeministri i Kosovës që të mbahet i mbyllur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri Kurti para se ta mbyllte këtë pikë për publikin, ka hedhur akuza ndaj qeverive të kaluara për “planifikimin e varfër të për sigurimin e rezervës shtetërore”.

Pika e pestë është shqyrtimi i propozimit-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave. Për të siguruar mirëqenien e qytetarëve tanë, kemi ndërmarrë një sërë reformash. Politikat tona janë reflektuar përmes ndryshimit të ligjeve, duke siguruar kështu standard të caktuar minimal për avansimin e politikave. Ndër këto, kemi siguruar edhe buxhet shtesë dukshëm më të lartë në krahasim me planifikimin e varfër të qeverive paraprake për sigurimin e rezervës shtetërore, buxheti i këtillë ka reflektuar edhe me ndryshim të programit vjetor të rezervave shtetërore të mallrave.

Në dritën e këshillave nga institucionet përgjegjëse të sigurisë, të dhënat e këtilla nuk do të bëhen publike, por sipas legjislacionit përkatës në fuqi, do të klasifikohen.

"Para se t’ia kalojë fjalën Ministres Rozeta Hajdari e cila do ta bëjë shpalosjen e e programit vjetor 2023 për rezervat shtetërore të mallrave, e lus administratën që nga tani e tutje mbledhje ta mbahet e mbyllur me praninë e kabintetit qeveritar me të drejtë vote.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme