Shqiptarë në mijëra e nisin protestën në Hagë: Zërat lartë kundër "padrejtësisë së pafalshme" të Speciales
Përplot është mbushur Haga me shqiptarë.
Me një kryemotiv: drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas pesë vitesh paraburgim procesi i karakterizuar me shije të keqe ndaj drejtësisë – i ka çuar shqiptarë nga anekënd botës para Gjykatës Speciale.
Mbi 5 mijë pjesëmarrës numërohen të jenë të pranishëm afër parkut matanë Gjykatës Speciale.
“Ne po përballemi me një padrejtësi të pafalshme, që po shkatërron jetën e atyre që sakrificuan gjithçka për ne”, e nisi fjalimin njëri nga folësit në tribunën e vendosur për protestën.

“NATO, aleatët t’i kanë vënë para gjyqit”, është njëra nga pankartat më të mbajtura në këtë protestë.
Brohorima për UÇK-në dhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin – kanë mbushur atmosferën e ngjarjes.
Ish-Ambasadori i Holandës, Robert Bosch, në një adresim në protestën kundër Gjykatës Speciale, pranoi se si kishin bërë padrjetësisht presion ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.
"Më kërkuan të flas për kauzën e drejtë tuaj, dhe jam i vullnetshëm ta bëjë. Do të ndaj disa mendime dhe përvoja. E para kur isha në Kosovë nga 2010 në 2015, kam pasur shumë kontakte me qeverinë e Thaçit në veçanit. Dhe ne si të huaj asokohe u shtymë nga qeveritë tona që të bëjmë presion për krijimin e kësaj gjykate speciale.
Edhe pse unë nuk e pëleqja, sepse nuk gjykoheshin edhe serbët, mejgithatë unë bëra punën time. Dhe e mbaj mend kur fola me Thaçin, i thash që nuk ke nevojë të bëhej merak. Sepse nëse nuk është gjykatë kanguri, do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Fatkëqësisht e kisha gabim, sepse kjo s’doli serioze sa pritsha uneë.
Sepse e dini që Dick MARTY, që fliste për trafigim të organeve. Edhe pse ajo ishte hetuar dy herë dhe s’pati pas rezultatet, por pavarësisht Këshilli i Evropës e shtyu para. Gjykata erdhi, dhe pastaj u pa q ëishte një tregim i trilluar nga serbët", tha ish-ambasadori.







