Zbulohen 38 kamera të tjera të vendosura nga kriminelët shqiptarë për monitorim të policisë - NACIONALE

Zbulohen 38 kamera të tjera të vendosura nga kriminelët shqiptarë për monitorim të policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka njoftuar për një fazë të dytë të planit operacional policor të koduar si “Fijet”, gjatë së cilit Policia e Shkodrës ka evidentuar dhe çmontuar edhe 38 kamera të vendosura nga grupet kriminale në tre lagje të qytetit të Shkodrës.

Ndërsa disa ditë më parë ishte njoftuar edhe për çmontimin e 21 kamerave po në të njejtin qytet, me të dhënat e fundit kuptohet se policia ka kapur gjithsej 59 kamera të vendosura me qëllime kriminale dhe për monitorim të lëvizjeve të Policisë.

Ndërkohë që këto kamera ishin vendosur pa leje të organeve kompetente, bëhet e ditur se vendosja e tyre përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Është bërë e ditur po ashtu se është duke vijuar puna intensive për identifikimin e shtatsve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Lajme të ngjashme