Shqipe Isufi i reagon Hisen Berishës: Çka nënkuptoni me “kush e ka gruan shumë burrë të fortë”? - NACIONALE

Shqipe Isufi i reagon Hisen Berishës: Çka nënkuptoni me “kush e ka gruan shumë burrë të fortë”?

3 vjet më parë

nga NACIONALE


Deputetja e VV-së, Shqipe Isufi, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Hisen Berishës, pasi ky i fundit përdori fjalor seksist në Kuvend.

Isufi pyeti se çka është nënkuptoi Berisha kur tha “dikush që e ka gruan shumë burrë të fortë?’.


“Desha ta bëj një reagim të shkurtër lidhur me fjalën e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha. E citoj një pjesë kur thotë ‘dikush që e ka gruan shumë burrë të fortë’, a ka mundësi të na tregojë çfarë do të thotë kjo” – ka thënë Isufi.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, që luti deputetët t’i përmbahen fjalorit parlamentar.
“Nuk e paskam dëgjuar këtë pjesë të cilës ju referuara deputetja Jusufi. Ju lus edhe një herë të nderuar deputetë ta mbajmë fjalorin parlamentar. Të mos lëshohemi në përdorimin e terminologjisë që është diskriminuese, fyese, ofenduese” – ka thënë Konjufca.

Derisa po fliste për marrëveshjen e Qeverisë me MCC-në, Berisha tha se qeveritarët po donë t’i punësojnë gratë. Por, Berisha për këto gra tha se mund të qëllojnë edhe “burra të fortë”.

“Duhet uruar Kosovën për këtë arritje edhe juve Qeverisë për fasadimin që po i bëni duke planifikuar t’i punësoni edhe gratë në fushën e energjisë. Do zoti që ndonjëri që e ka gruan shumë burrë të fortë atje edhe gjen shpëtim” – ka thënë Berisha në Kuvend.

Lajme të ngjashme