Gjuajtën për Vit të Ri e ndihmuan disa fëmijë të gjuajnë gjithashtu, lirohen në procedurë të rregullt
Sot në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor Prizren ka sekuestruar disa armë.
Siç njofton policia, ky sekuestrim ka ardhur pasi në orët e ndërrimt të motmoteve, janë shpërndarë video ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me armë zjarri, të cilët gjithashtu ndihmuan disa fëmijë të gjuajnë me armë.
"Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve", thuhet në njoftimin e PK-së.
Nga policia njoftojnë se janë sekuestruar tre armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion.
Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.
