Shoshi paralajmëron Gërvallën: Nesër në komision do të kuptojmë më shumë për “këshillarin gjenial”, që paguhet 7 mijë e 500 euro
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nesër pritet që Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të rapotoj në Komision.
Shoshi-Musliu ndër të tjera ka thënë se aty do të kuptohet më shumë për pagën 7 mijë e 500 euro për Gani Jakupin, për të cilin së fundmi u kuptua që gëzon këtë pagë të majme, për punën e tij si këshilltar.
E plotë:
Miq,
Nesër në mëngjes vjen Donika Gërvalla me raportu në Komisionin për Punë të Jashtme POR do të flas vetëm për planifikimin e buxhetit për vitin 2024.
Ka më shumë se gjysmë viti që nuk ka ardh të raportoj për veprimet që i ka marr apo jo me përfaqësitë tona diplomatike pas sulmit terrorist të Serbisë në territorin e Kosovës me 24 shtator 2023. Po ashtu jemi në proces tepër të rendësishëm drejt antarësimit në Këshill të Evropës dhe nuk e ka parë të arsyeshme të raportoj në komision se ku jemi në këtë proces!
Nejse, kryetarja e komisionit nuk ia ka haberin e politikës së jashtme, besa as nuk guxon me i bo pyetje Donikës! Sidoqoftë, e rendësishme është që do të kuptojmë më shumë për këshilltarin gjenial që paguhet 7.500€ e po ashtu edhe për skandalet tjera.
Nuk mbaron me kaq!