Shkuan për armë, i gjejnë shuma të mëdha parash: Policia arreston një person në veri - NACIONALE

Shkuan për armë, i gjejnë shuma të mëdha parash: Policia arreston një person në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar një person në Mitrovicën e Veriut, të cilit i gjetën një shumë të madhe të parave, derisa shkuan për të kërkuar armë.

Portali “Kossev” raporton se i dyshuar 83 vjeçar me inicialet Z.P, është duke u marrë në pyetje në stacionin e policisë.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e Veriut, i ka thënë mediumit se kanë gjetur shuma të mëdha të parave në “Kafe Gray”, në vend të parave. Më pas, policia ka shkuar për të kërkuar edhe në banesën e tij, ku po ashtu është gjetur një shumë e madhe e parave.

Elshani ka bërë me dije se me rastin po merret Njësiti i Krimeve Ekonomike, që do të hetojë origjinën e parave, për të cilën policia aktualisht nuk ka prova.

Megjithatë, vite më parë, siç raportohet, personit të njëjtë i ishte gjetur një shumë e konsiderueshme e parave, dhe se ndaj tij ekziston një rast për shpëlarje të parave.

Deri më tani, nuk dihet shuma e saktë e parave që i është gjetur atij, e që raportohet të jenë euro.

Lajme të ngjashme