Shkrimtari i romanit mbi krimet në Kosovë: Vuçiqi një nga protagonistët kryesorët
Gazetari dhe dramaturgu serb, Rade Radovanoviq në një intervistë për mediumin serb H1, ka thënë se kriminelët e luftës të llojeve të ndryshme, mbijetojnë dhe diktojnë kushte të jetesës në Serbi, ndërkohë 95 për qind e njerëzve në Serbi “nuk kanë idenë” se çfarë ka ndodhur në luftën në Kosovë.
Teksa kjo e dhënë u bë shkak që shkrimtari serb të shkruaj romanin me titullin “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”.
Në librin e shkrimatari serb përshkruhen faktet ku të gjithë përsonalitetet janë autentike. Libri tregon se çfarë mbijetuan civlët serbë dhe shqiptarë gjatë luftës së armatosur në Kosovë teksa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka një nga rolet kryesore.
“Aleksandar Vuçiq është një nga heronjtë kryesorë të librit tim, por siç kishte qenë atëherë”, tha Radovanoviq në emisionin Novi dan.
Ai thotë se serbët në Kosovë sot nuk kërcënohen nga autoritetet në Prishtinë, por nga kriminelët e organizuar që janë “të lidhur ngushtë” me regjimin e Vuçiqit.
Radovanoviq beson se shumica e njerëzve nuk e shohin dhe nuk duan ta shohin atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë, se e vërteta ka një "trajtim të veprimeve apo qëndrimeve armiqësore", dhe kriminelët e luftës janë "në mesin tonë".

Ai tha gjithashtu se Marrëveshja Ushtarako-Teknike në Kumanovë e 9 qershorit dhe Rezoluta 1244, e cila më pas u miratua, paraqesin kapitullim në dy akte.
Sipas marrëveshjes, ushtria dhe policia serbe duhej të tërhiqeshin për rreth 12-13 ditë, pas së cilës humbën jetën rreth 1500 serbë. Po ashtu, beteja në Koshare, përvjetori i së cilës së fundmi u shënua, vazhdoi edhe një ditë, edhe pse marrëveshja ishte nënshkruar, tha Radovanoviq.
Rreth 13 mijë e 500 njerëz humbën jetën dhe u zhdukën në Kosovë, nga të cilët rreth 11.000 shqiptarë dhe rreth 2.500 serbë, tha Radovanoviq në këtë intervistë.
Sipas tij, pesë botues refuzuan të shtypnin librin përpara se njëri të thoshte se do të rrezikonte dhe do ta botonte atë.
Duke komentuar situatën politike aktuale, ai thotë se Serbia me sa duket po shkon në “ndonjë federatë ruso-aziatike, sido që të quhet ajo”.
Sipas tij, duket si një “realitet i realizueshëm” që “interesi dhe ndikimi i Putinit” të realizohet në Serbi dhe Serbia të bëhet “politikisht neutrale”.
Radovanoviç njoftoi një bisedë për librin më 23 qershor në Kragujevc dhe bërë të ditur se të ardhurat nga shitja do t'i paguhen gazetarit Miroslav Jovanoviq, të cilin gjykata e urdhëroi të paguajë më shumë se 1.4 milionë dinarë për shkak të mosmarrëveshjeve kundër të përjavshmes Svetlost.