Shkrimi për “gjakderdhje”, Bekë Berisha shpjegohet: E kam pasur në rrafsh të gjerë botëror, jo për këtu - NACIONALE

Shkrimi për “gjakderdhje”, Bekë Berisha shpjegohet: E kam pasur në rrafsh të gjerë botëror, jo për këtu

5 ditë më parë

nga NACIONALE

Një shkrim tejet i pazakontë dhe i rëndë u prodhua sot nga Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas dështimit të 29’të të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës. “Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamer atëherë gjakderdhja është e pashmangshme!”, përfundonte shkrimi 10 pikësh i Berishës.

Nacionale ka pyetur deputetin Berisha se çfarë ka nënkuptuar me një paralajmërim të tillë të errët: përgjigja e tij ishte se mesazhi nuk ishte në rrafshin e brendshëm, por botëror.

“Krejt bota t’u përgatit për luftë, ne kemi mbet t’u hanger ndërmjet vete. E kam pas në kuptim të gjerë more, se s’jam ka du me e mbytë kërrkand. Gjermania t’u maru bodruma, Britania t’u u armatos, lufta andej – e ne këtu nuk mujm me ba qe tridhjetë herë Kuvendin, kjo është më e gjerë”, tha Bekë Berisha për Nacionale.

Lajme të ngjashme