Shkon në mbi 25 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri - NACIONALE

Shkon në mbi 25 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Numri i të vdekurve nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri ka kaluar mbi 25,000.

Sipas presidentit turk Recep Tayip Erdogan, vetëm në Turqi numri i viktimave ka shkuar në 21,848, ndërsa ka njoftuar edhe për 80,104 të lënduar.

Ndërkohë, sipas grupit të mbrojtjes civile Helmett e Bardha në Siri numri i përgjithshëm ka shkuar në 3,553, me 2,166 të vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,387 në pjesët e kontrolluara nga qeveria siriane.

Është raportuar se numri i të lënduarve në të gjitha territoret në Siri ka shkuar në 5,273.

Kujtojmë se tërmeti goditi ditën e hënë në qytetin turk Kahramanmaras me një fuqi prej 7.8 ballë.

Lajme të ngjashme