Policia turke arreston 42 persona, vodhën në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti e ndihmat humanitare - NACIONALE

Policia turke arreston 42 persona, vodhën në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti e ndihmat humanitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

40 të dyshuar janë arrestuar në qytetin turk Hatayin, pasi që u zëne duke vjedhur shtëpitë e goditura nga tërmeti.

Duke përfituar nga tërmeti, të dyshuarit u futën në ndërtesat e dëmtuara dhe vodhën gjësende nga aty. Policia i ka identifikuar 40 personat të cilët kishin hyrë nëpër dhjetëra shtëpi, raportoi CNNTurk.

Ndërsa dy përsona të tjerë, kanë vjedhur 6 kamionë të ushqimit duke u prezantuar si punojës të ndihmave humanitare.

Policia ka gjetur në automjetet e tyre një sasi të madhe stolish, kartela bankare, mijëra lira, 11 mijë dollarë, gjashtë pistoleta, tri armë gjahu, 20 telefona dhe tetë kompjuterë.

Po ashtu, gjeti edhe gjashtë kamionë me ushqime të cilët ishin dërguar për të prekurit nga tërmeti në Hatay.

Lajme të ngjashme