Shkon në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit afër Kievit, publikohen mbetjet - NACIONALE

Shkon në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit afër Kievit, publikohen mbetjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 18 numri i personave të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në rajonin e Kievit, ku vdiq edhe ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denis Monastyrsky. Lajmin e bëri të ditur Administrata Rajonale Ushtarake.

Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha në rrjete sociale se tri nga viktimat ishin fëmijë, pasi helikopteri u përplas në një çerdhe fëmijësh dhe pastaj në një ndërtesë banimi në periferi të kryeqytetit Kiev. Ky zyrtar shtoi se 29 persona janë lënduar, përfshirë 15 fëmijë.

Këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko, tha se përpos ministrit Monastyrsky, nga aksidenti kanë vdekur edhe dy zyrtarë të tjerë: zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari shtetëror, Yuriy Lubkovychis.

“Gjithmonë do t’ju kujtojmë. Familjet e juaja do të kenë përkujdesje. Kujtim i përjetshëm për miqtë e mi”- shkroi Gerashchenko.

Një punëtor i televizionit CNN ka thënë, pasi i ka parë disa letra të helikopterit të rrëzuar, se helikopteri ishte i tipit “Eurocopter EC225 Super Puma”.

Lajme të ngjashme