Rrëzohet një helikopter në rajonin e Kievit, vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës
Të paktën 16 persona kanë vdekur, pasi një helikopter u rrëzua në periferi të Kievit të mërkurën, tha policia ukrainase. Në mesin e viktimave është ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Denis Monastyrsky, bëri të ditur policia.
Komandanti i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko, tha se nëntë persona që kanë vdekur, ndodheshin në helikopterin që u përplas në një çerdhe fëmijësh dhe në një ndërtesë banimi në distriktin Brovary, raporton televizioni CNN.
Ai shtoi se në mesin e viktimave janë dy fëmijë, ndërsa 22 persona janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve, përfshirë dhjetë fëmijë.
“Përplasja e mbyti udhëheqësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme – ministrin, zëvendëskryeministrin e parë dhe sekretarin shtetëror”- tha komandanti i policisë ukrainase.
The death toll from the crash of the helicopter in #Brovary rose up to 17, according to the head of the #Kyiv region, Oleksiy Kuleba. pic.twitter.com/0fsBn466RH
— NEXTA (@nexta_tv) January 18, 2023
Pas përplasjes, një zjarr shpërtheu afër një çerdheje për fëmijë dhe fëmijët e stafi u larguan nga ndërtesa. Mbetjet e helikopterit ishin të dukshme jashtë ndërtesës që po digjej.
Në kohën e aksidentit ishte errësirë dhe mot me mjegull dhe raportimet fillestare sugjerojnë se helikopteri fillimisht e ka goditur çerdhen, pastaj një ndërtesë banimi.
The scale of the fire after the helicopter crash in #Brovary. According to the police, three people were killed and five have been injured. pic.twitter.com/qMjR3cuaZp
— NEXTA (@nexta_tv) January 18, 2023