Shkelje mbi shkelje: Kryetari i Vitisë subvencionoi OJQ-në e njejtë dy herë, pa shpallje publike - NACIONALE

Shkelje mbi shkelje: Kryetari i Vitisë subvencionoi OJQ-në e njejtë dy herë, pa shpallje publike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Vitisë në krye me kryetarin e LDK-së, Sokol Haliti gjatë vitit 2021 ka subvencionuar një OJQ dy herë me nga 2000 euro. Madje, këtë subvencionim komuna e kishte bërë, pa shpallur thirrje publike.

E kjo gjë bie ndesh me rregulloren komunale të subvencioneve, Nenet 6, 13 dhe 23. Të cilat përcaktojnë se personi fizik apo juridik mund të përfitojë subvencione nga komuna, vetëm një herë në vit, e jo më shumë. Madje për të njejtën duhet të lidhet marrëveshja e cila përcakton të drejtat dhe obligimet e komunës.

Nga kjo nënkuptohet se kjo komunë përveç se ka bërë shkelje në subvencionim me nga 2000 euro nga dy herë, për këtë nuk është bërë as edhe thirrje publike.

Kryetari Haliti duket të jetë shumë i zoti, pasi i njejti nuk ka shkuar me procedura ligjore, por të gjithë punën e ka kryer vetëm më një vendim të tij.

Sipas Zyrës së Audimit, kjo është në kundërshtim me Rregulloren Komunale për Subvencionet si dhe Rregulloren për Financimin Publik të OJQ-ve.

“Kryetari i Komunës duhet të sigurojë që përfituesit të përfitojnë subvencione vetëm njëherë brenda vitit ashtu siç është përcaktuar me rregullore. Ndërsa për çdo subvencionim të OJQ-ve që kualifikohet për t’u trajtuar sipas Rregullores për Financimin Publik të OJQ-ve, të shpallet Thirrje Publike dhe të aplikohen kërkesat që rrjedhin nga e njëjta”, thuhet në raportin e Auditimit.

Sipas raportit, efekti i këtyre shkeljeve është i shumëanshëm. Sepse dhënia e subvencioneve për përfituesit e njejtë me më shumë se një herë, i privon përfituesit tjerë nga fitimi. Ndërsa, duke mos shpallur thirrje publike, anashkalohen parimet e konkurueshmërisë, trajtimit të barabartë, transparencës, llogaridhënies e shumë të tjerave.

Detyra e kryetarit të cilën i njejti e ka shkelur dy herë me të dy këmbët, është të sigurojë që përfituesit të përfitojnë subvencione vetëm njëherë brenda vitit. E për të njejtin subvencionim të OJQ-ve, që kualifikohet për t’u trajtuar sipas Rregullores për Financim Publik të OJQ-ve, duhet të shpallet thirrje publike dhe të aplikohen kërkesat që rrjedhin nga e njëjta.

Lajme të ngjashme