Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci raportohet se ka shkarkuar nënkryetaren Natasha Tomaniq.
RTK duke cituar burime raporton se vendimi është marrë sot në Kuvendin Komunal, ku 17 vota kanë qenë për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Mediumi publik raporton se lajmi për ta është konfirmuar edhe nga kryetari Peci, i cili ka thënë se nënkryetarja ka kaluar disa herë kompetencat në punë.
Po ashtu, sipas tij, ajo ka bërë presion ndaj zyrtarëve serbë në komunën e Zveçanit, ku si pasojë, tre zyrtarë kanë dhënë dorëheqje.
Si arsye e fundit, është dhënë edhe një marrëveshje e nënkryetares me një kompani italiane për një objekt që raportohet të jetë në pronësi të Komunës së Zveçanit.