“Shihemi në gjykatë, e aty prezanto faktet”: Mihali e VV me fushatë kundër Bajramit, kjo e fundit njofton padi - NACIONALE

“Shihemi në gjykatë, e aty prezanto faktet”: Mihali e VV me fushatë kundër Bajramit, kjo e fundit njofton padi

1 javë më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje – përmes deputetëve të nivelit më të poshtëm të ranglistës së tyre si Halil Thaçi – e kishte akuzuar pa ofruar as edhe një fakt të vetëm deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, se ka “barnatore” (vini re: shumës) dhe se në kohën sa kishte shërbyer si minsitre “kanë lulëzuar barnatoret e tua”. Thaçi i VV-së – i cili shpesh herë konsulton ChatGPT-në se çka të thotë në kuvend – kishte shpërthyer në gjuhë me vlerësime si “ti je hajneshë, krykëputë hajneshë”.

Bajrami në replikën e saj mohoi në rend të parë të ketë pasur barnatore ndonjëherë ndërsa ndaj Thaçit pati paralajmëruar padi për shpifjhe. “Nuk kam asnjë barnatore. Ti je shpifës. Ti je shpifës. Unë ty për shpifje do të padis në gjykatë... Kjo është shpifje dhe për këtë kemi për t’u përballur në Gjykatë. Me të vërtetë, ti nuk je njeri. Je shpifës, shpifës je. Shpifës. Publikoji kontratat ku janë nënshkrimet. Publikoi kontratat ku i kam nënshkrimet dhe mos shpif”, pati thënë Bajrami.

Por, Thaçi – me ç’duket – del të ketë qenë zëri i Dejona Mihalit në Kuvendin e Kosovës për akuza rreth “barnatoreve”; për çka kjo e fundit e goditi Bajramin mu për të njëjtën gjë. Veçse tash foli për “çmime të barnave dhe kontabilitetin” e një farmacie, por pa ia pretenduar pronësinë.

Hykmete Bajrami, mundet të jap sqarime deri diku të besueshme për çmimet e barnave dhe kontabilitetin e bie fjala Riga Pharm. Për të tjera çështje i ka ikur treni prej kohësh”, ka shkruar Mihali në Facebook.

Deputetja e LDK-së këtë shkrim të Mihalit e mori për konfirmim “të adresës së saktë” se nga ku po buroka “fushata dhe shpifjet” ndaj saj; dhe se njoftoi që do të shtrojë padi ndaj saj për shpifje.

Shihemi në gjykatë... Le t'i prezantojë faktet për çfarëdo që ka për mua prej fabrikave të armëve e deri te kompanitë farmaceutike”, shkroi Bajrami.

Zonja Mihali, shihemi në gjykatë Tash po dihet adresa e saktë e shpifjeve dhe fushatave kundër meje. Dhe, jam e lumtur që nga nëntoka doli dhe tash e di adresen e shpifjeve, që bëhen që tri vite. Unë do të ushtroj padi ndaj zonjës Mihali për shpifje. E di që nuk e ka problem të shpifë zonja Mihali por le të vendosë gjykata mbi pretendimet e saj”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami kategorikisht e mohoi të ketë ndofarë lidhje qoftë biznesi me kompaninë farmaceutie në fjalë dhe me sektorin e farmacisë.

Nuk kam lidhje biznesi me Riga Farm, nuk kam pasë, nuk me lidhë asgjë me sektorin e farmacisë as me çmimet e produkteve farmaceutike, këto janë shpifje dhe vetëm shpjfje. Këtë gënjeshtër e flisni që 3 vite, por se keni thënë publikisht andaj edhe s'kisha mundësi të ju padisë më herët.Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë”, shkroi ajo.

Bajrami tha se pretendim i tillë ka qarkulluar për tri vite por s’ishte thënë publikisht dhe se andaj s’kishte mundur të ngriste padi.

Fushatën linçuese po del se e keni udhëhequr ju zonja Mihali. Prandaj edhe me juve kërkoj përballje. Tash në gjykatë”, shkroi Bajrami.

Lajme të ngjashme