Sherifi, Surroit: “Koncepti i ri” do t’i hapte rrugë “Republikës së Tretë” të Kurtit
Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka kritikuar publicistin Vetoin Surroi, i cili mbrëmë në emisionin KONFRONT të KTV-së ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë po diskutohet për një “koncept të ri” të shtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky koncept do t’i hapte rrugë “Republikës së Tretë” të Albin Kurtit.
Sipas tij, ky koncept do të sillte zhbërjen e Republikës së Kosovës, e cila është shpallur së 17 shkurtit 2008!
“Bazuar në deklaratën “konsulentit të jashtëm” Veton Surroi, duket që në procesin e dialogut nuk bëhet fjalë më vetëm për zbatimin e marrëveshjes për “asociacionin”, por, siç deklaron vet Surroi, për një “koncept të ri” të shtetit, për një “rikonceptim” të shtetit! “Koncepti i ri” do t’i hapte rrugë ndërtimit të një “shteti të ri”, “Republikën e Tretë” të Albin Kurtit, që për pasojë do të kishte zhbërjen e Republikës së 17 shkurtit 2008!”, ka shkrua ai.
Sherifi ka thënë se këto variante do të dërgonin Kosovën drejt ndarjes.
“Zhbërja e “Republikës së 17 shkurtit 2008”, në mënyrë të pashmangshme krijon parakushtin serb për ndarjen e Kosovës. Për këtë arsye, të gjitha veprimet që shkojnë në këtë drejtim janë shumë të rrezikshme, me pasoja të paparashikueshme për të arrdhmen e vendit!”, ka shkruar ai.